ÇFARË ËSHTË VAJI CBD DHE PËR ÇFARË PËRDORET?  

CBD (kanabidiol) është një nga 104 përbërjet kimike të njohura si kanabinoidë që gjenden në bimën e kanabisit (Cannabis Sativa L.). Ndryshe nga THC (kanabinoidi kryesor psikoaktiv që gjendet në kanabis), CBD nuk është psikoaktive. Ky avantazh e bën CBD më të arritshme dhe më të kërkuar nga konsumatorët, veçanërisht sepse natyrisht ka një efekt pozitiv në kapërcimin e dhimbjeve në pjesë të ndryshme të trupit. CBD është miratuar nga shumë ekspertë, mbështetur nga dëshmi dhe hulumtime shkencore për fuqin së saj natyrore, dhe është bërë mjaft e njohur dhe e arritshme vitet e fundit, në mënyrë që njerëzit të kenë më shumë mundësi të provojnë dhe të përjetojnë përfitimet e saj. CBD në produktet Cannabal® vjen nga kërpi i certifikuar industrial, i rritur organikisht dhe me origjinë të provuar, në mënyrë që të sigurojë një produkt CBD me cilësi të lart dhe të pasur nga ana mjekësore.

1 PËRMIRËSON GJUMIN

Nëse keni problem me ndjenjë të vazhdueshme ankthi ose pagjumësi dhe lodhjeje, CBD do të relaksojë trupin tuaj dhe do t'ju qetësojë.

 

2 PËRMIRËSON VETËDIJEN DHE PËRQENDRIMIN

Një avantazh tjetër i përdorimit të CBD është aftësia për të rregulluar nivelin e hormonit dopamine dhe për të mbajtur fokusin. Gjithashtu përmirëson përqenrimin mjedisor dhe zvogëlon dhimbjen fizike.

 

3 NDIHMON NDAJ ANKTHIT DHE DEPRESIONITN

Studime të shumta tregojnë se CBD mund të ndihmojë ndaj ankthit dhe depresionit.

Zvogëlon stresin dhe ankthin, dhe veçanërisht ndihmon ata që kanë përjetuar çrregullime strese post-traumatike, çrregullim ankthi social ose çrregullim obsesiv kompulsiv.

 

4 NDIHMON PËR TË LËNË DUHANIN

Ndikimi i CBD në ndërprerjen e pirjes së duhanit është një nga studimet më të fundit në kërkimet mbi përfitimet e CBD.  Është vërtetuar si një përbërës efektiv në luftën kundër pirjes së duhanit pas disa studimeve tek duhanpirësit, ku atyre u ofrohet një inhalator që përmban CBD, duke e përdorur atë për një javë, sa herë që ata kanë nevojë për të pirë duhan. Ata që morën pjesë në studim, pra përdorën inhalatorin, ndjenë një nevojë të reduktuar afatgjatë për nikotinë.

 

5 ZVOGËLIMI IDHIMBJES NË MËNYRË NATYRALE

Përdorimi i zakonshëm i CBD është lehtësimi i dhimbjeve kronike në një sërë kushtesh, përfshirë artritin. Për shkak të efekteve negative të përdorimit afatgjatë të barnave që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e organeve, njerëzit kërkojnë shpëtim në mjekësinë alternative. Falë fuqisë së tij natyrore, CBD premton lehtësim të shpejtë të dhimbjeve në mënyrë natyrale.

 

 6 REDUKTIMI I INFLAMACIONIT

CBD ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, i cili është një problem i madh në shoqërinë tonë dhe nëse nuk trajtohet, shoqërohet me gjendje të ndryshme si sëmundjet e zemrës, kancerit, sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjet autoimune dhe të tjera.

 

 

7 LUFTON KUNDËR KANCERIT

Roli i CBD në trajtimin e kancerit ka ende nevojë për më shumë hulumtime, por ajo që është në dispozicion si informacion duket mjaft premtuese, dhe i referohet rritjes dhe përhapjes së zvogëluar të disa kancereve (te kafshët). Kjo ndodh sepse lufton stresin oksidativ dhe inflamacionin të cilët shpesh shoqërohen me kancer. Në këtë mënyrë, efektiviteti i CBD në luftën kundër kancerit ka kuptim.

 

8 ZVOGËLON TË PËRZIERAT

Efektet e kanabisit në simptomat e të përzierave janë të njohura për shumë vite, dhe shumë studime kanë treguar se CBD mund të ndihmojë në zvogëlimin e përzierjes.

 

9 PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS

Një dietë dhe mënyrë jetese e shëndetshme është një përparësi kryesore për ruajtjen e shëndetit të zemrës, si dhe trupit në tërësi, por CBD gjithashtu është treguar efektive në këtë drejtim. Sipas hulumtimit, CBD zvogëlon bllokimin e arterieve dhe mund të ulë presionin e gjakut. Ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak.

 

10  ZVOGËLON RREZIKUN E DIABETIT

CBD gjithashtu është lidhur me BMI të ulët (indeksi i masës trupore), rrezikun më të ulët të obezitetit dhe zvogëlimin e shanseve për zhvillimin e diabetit.

 

11 KA EFEKT KUNDËR PLAKJES

Lëkura jonë është e përbërë kryesisht nga qeliza dhe lëkura e shëndetshme varet nga aftësia e trupit tonë për të hedhur qelizat e vdekura dhe për t'i zëvendësuar ato me të reja. CBD si një antioksidant i fuqishëm mund të ndihmojë në këtë proces dhe në ruajtjen e rinisë dhe shkëlqimit të shëndetshëm të lëkurës, duke ruajtur elasticitetin e saj 

 

12 TRAJTON DHE USHQEN LEKUREN

CBD mund të përdoret për gjendje të ndryshme të lëkurës, me disa studime që tregojnë suksesin e saj në kushte të tilla si ekzema. Mund të ndihmojë gjithashtu në rregullimin e sekretimit të vajit nga lëkura, gjë që zvogëlon shanset për shfaqjen e akneve.