LOGO

  Lajmet e fundit  |   Harta e faqes   |   Kontakti   |   Hyrje

mk eng alb srb

 

BABYGAL® - kolekcion për kujdes të fëmijëve

  babygal grupna

BABYGAL® shampon për fëmijë

Shampon e butë e cila e pastron me kujdes flokun e fëmijës dhe nuk irriton dhe nuk shkakton lot. E Pasuruar me D-pantenol dhe alantoisë, kujdeset dhe e mbron nga tharja lëkurën e kokës dhe flokët dhe mundëson krehje më të lehtë, duke e lënë flokun të butë, të brishtë dhe me shkëlqim të mëndafshtë. Për përdorim të përditshëm tek bebet, fëmijët dhe të rriturit.
Paketim: 200 ml

aaaaaa

BABYGAL® krem mbrojtës për fëmijë me oksid zinku

Për mbrojtje dhe kujdes të përditshëm për lëkurën në pjesët e mbuluara me pelena. Formon një shtresë të hollë mbrojtëse e cila sipërfaqen e lëkurës e mban të thatë. Njëkohësisht pengon dhe qetëson pezmatimet dhe irritimet e shkaktuara nga pelenat e lagura. Kombinimi i vajit të bajames dhe ullirit, ekstraktit të kumakut dhe vitaminës E, e ushqen lëkurën e brishtë të fëmijës duke e mbajtur atë të butë dhe elastike.
Paketim: 100 ml

BABYGAL® lëng shkumues për larjen e fëmijëve

Lëng i butë i cili e pastron me efikasitet lëkurën e brishtë të fëmijës, duke e mbrojtur nga tharja.
- Formula e pasuruar me D-pantenol dhe alantoisë, e cila e hidraton lëkurën, ndihmon në mbajtjen e shtresës së vet natyrore mbrojtëse, e mbron nga irritimet dhe e mban të butë dhe të lëmuar. Për përdorim të përditshëm te bebet, fëmijët dhe të rriturit me lëkurë të ndjeshme.
-
Formula e pasuruar me D-pantenol dhe alantoisë
-
Për përdorim të përditshëm te bebet, fëmijët dhe të rriturit me lëkurë të ndjeshme
Paketim: 200 ml

 

 
BABYGAL® krem hidratant për fëmijë
Kombinim i zgjedhur me kujdes i emolientëve, ekstraktit të kumakut, alantoinës, pantenolit dhe vitaminës E për kujdes të përditshëm të lëkurës së ndjeshme të bebes. Thithet me lehtësi , e ushqen, hidraton, qetëson dhe mbron lëkurën prej tharjes. Rekomandohet edhe tek të rriturit me lëkurë të ndjeshme.
Paketim: 100 ml

BABYGAL® qumësht hidratuess
Për kujdes të përditshëm të lëkurës së fëmijës. Kombinimi i emolientëve të përzgjedhur, vajit të bajames, ekstraktit të kumakut, alantoinës dhe pantenolit, e ushqen, hidraton, qetëson dhe mbron nga tharja lëkurën e ndjeshme të bebes. Është i përshtatshëm për kujdes të të gjithë trupit, lyhet lehtë dhe thithet shpejt. Rekomandohet edhe për të rritur me lëkurë të ndjeshme.
Paketim: 200 ml
 

 

 
BABYGAL® pudër për fëmijë
E pasuruar me oksid zinku, vaj bajameje dhe ulliri,e thith lagështinë e tepërt dhe e mbron lëkurën e ndjeshme të fëmijëve prej irritimeve të shkaktuara nga fërkimi dhe pelenat lagura. Njëkohësisht e ushqen lëkurën dhe kujdeset për të, duke e mbajtur të butë dhe të lëmuar.
Paketim: 90 g
BABYGAL® vaj
Për mbrojtje dhe kujdes të përditshëm të lëkurës së ndjeshme të fëmijëve. I pasuruar me ekstrat kumaku dhe vaj bajame, e ushqen dhe e hidraton lëkurën e bebes, duke e mbajtur të butë dhe të lëmuar. I mbron nga irritimet dhe pezmatimi pjesët e ndjeshme të mbuluara me pelena. Është i përshtatshëm për masazh të bebes Suaj si dhe për pastrim të lëkurës gjatë ndrimit të pelenave. Rekomandohet edhe për masazh te të rriturit.
Paketim: 200 ml  

2

BABYGAL® KREM PËR FËMIJË  ME VITAMINA, për kujdesin e përditshëm dhe mbrojtjen e lëkurës delikate të fëmijëve
Perkujdesja e foshnjeve... me Baby Bottom Krem që në ditët e para të jetës për lëkurë të shëndosh dhe natyrale për të ardhmen ...
Lëkura e foshnjes është shumë e ndjeshëme dhe sensitive e cila kërkon përkujdesje të veçant.
Lëkura që është e mbështjellur me pelena dhe e cila gjithmon është në kontakt me urinën është veçanarisht e ndjeshme dhe lehtë mund të infektohet.
Baby Bottom Krem, në lëkurë formon shtresë të hollë rezistente në ujë, e cila ndalon dhe qetëson ndezjen dhe skuqjen që paraqitet për shkak të kontaktit të lëkurës me lagështin e pelenave dhe urinës, fecisit dhe djersitjes.
Parandalon dhe qetëson ndezjen dhe skuqjen e krijuar nga lagështija e lëkurës si pasoj e kontaktit të përhershëm me pelena
E pasur me vitamin A dhe E, të cilat shpejtojnë epitelizimin
Nuk përmbanë emulgator sintetik, konservans, antioksidant dhe ngjyra artifaciale.
Paketim: 50 ml, 100 ml, 250 ml, 500 ml 
              tuba
-80 + 20 ml gratis
BABYGAL® krem pudër
 
Ka qëllim mbrojtjen e përditshme dhe kujdesin e lëkurës së foshnjës, i pasuruar me oksid zinku, aloe vera dhe ekstrakt kamomil. E absorbon lagështinë e tepërt dhe formon siperfaqe mbrojtëse e cila e mban lëkuren e thatë. Ndalon dhe qetëson skuqje dhe acarim nga fërkimi dhe pelena te lagështa. Ajo e qetëson skuqjen e lëkurës nga nxehtësia e shkatuar, nga djersitja e tepruar gjatë periudhës së verës. Është e rekomaduar edhe për të rriturit me lëkurë të ndjeshme. Vendoseni në lëkurë të pastër dhe të thatë, me një masazh të lehtë. Kujdes të mos vijë në kontakt me sytë. Vetëm për përdorim të jashtëm. Prodhimi të ruhet në temperaturë deri në 25°С, të ruhet larg fëmijëve.
 
BABYGAL KREM PUDRA1

2babygall

BABYGAL® xhel për masazh të qiellëzës, për të lehtësuar rritjen e dhëmbëve tek foshnjët dhe fëmijët

 

Babygal® xhel për masazh të qiellzës përmban vaj esencial prej peperminti dhe ekstrakt kamomili. I vendosur në pjesën e ndjeshme te mishrat e dhëmbëve Babygal® xheli ndihmon në lehtësimin e dhimbjes e cila shfaqet gjatë daljes së dhëmbëve dhe ka veprim të lehtë antiseptik. Babygal® xheli për masazh të qiellzës është për bebe dhe fëmijë në periudhën së daljes të dhëmbëve të para, i lehtëson simptomat e dhimbjes, mishrat e ndjeshëm dhe të irrituar të dhëmbëve.
Paketim: 200 ml

 

BABYGAL® PIKA TË KRIPURA PËR HUNDË, SOLUCION

BABYGAL® SPREJ TË KRIPURA PËR HUNDË, SOLUCION

Funksionimi i mukozës së hundës dhe frymëmarrja normale varen nga lagështia e mukozës. Babygal® pikat e kripura/sprej e lagin mukozën e hundës, i shpëlajnë dhe pastrojnë zbrazëtitë e hundës, duke ndihmuar kështu në mbajtjen e funksionit normal fiziologjik të hundës. Baby gal pikat e kripura/sprej i zbutin sekrecionin dhe papastërtitë e mbledhura në zbrazëtinë e hundës dhe e lehtësojnë heqjen e tyre në mënyrë mekanike, duke e përmirësuar kështu qarkullimin e ajrit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe duke e lehtësuar frymëmarrjen.

Babygal® pikat e kripura/sprej përdoren gjatë një kongjistence të lehtë hundore, për zgjidhjen e problemit me mukozën e thatë dhe të irrituar të hundës, si dhe për mbajtjen e higjienës së përditshme të mukozës së hundës.

Rekomandohet për:
- foshnja dhe fëmijë të të gjitha moshave, për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe gjidhënëse
- personat të cilët janë të sëmurë me rrufë virusale dhe teshtima
- personat të cilët vuajnë nga reagime alergjike
- personat të cilët kanë probleme me mukozën e thatë të hundës
- personat që jetojnë dhe punojnë në hapësira të klimatizuara dhe hapësira me ngrohje qendrore
Paketimsprej30 ml, pika: 10 ml

BABYGAL® Dhjamë Për fëmijët me vitaminë, yndyrë kumak dhe peru balsam
Babygal® pomada për fëmijë me perubalsam përdoret për zbutje të simptomave të skuqjes prej pelenave tek bebet dhe fëmijët. Ndihmon në nxitjen e procesit të rinovimit të indit të dëmtuar, ka veprim të lehtë antiseptik dhe formon një shtresë të hollë mbrojtëse në lëkurë duke e mbrojtur kështu nga irritime të tjera të shkaktuara nga fërkimi dhe pelenat e lagura. Për shkak të vetisë që t'i përshpejtojë proceset e regjenerimit të lëkurës së dëmtuar, rekomandohet përdorimi edhe tek të rriturit për djegie të cilat ripërtërihen me vështirësi, dekubitus (plagë prej qëndrimit shtrirë për një kohë të gjatë), ngrirjeve të pjesës së lëkurës, ulçera në këmbë të cilat shfaqen si rezultat i qarkullimit të dobët periferik, për mavijosje, irritim të lëkurës të shkaktuar nga fërkimi apo djersitja.

Paketim: 20 g

Find the last offers by SkyBet at www.bettingy.com BettingY.com Bonuses


Веб дизајн | Веб Хостинг | www.elco.eu.mk Elco Macedonia