LOGO

  Lajmet e fundit  |   Harta e faqes   |   Kontakti   |   Hyrje

mk eng alb srb

Për në

 

Galafarm e zbaton  parimin e Praktikës së Mirë të Prodhimit

 
Aktiv nëintegrimin e dijes dhe kualitetit

Lider në zhvillim dhe praktikë

Aplikim i vazhdueshëm i koncepteve të avancuara

Fokusim në efektshmëri dhe efikasitet në të gjitha proceset

Analizë  dhe arritje e kënaqësisë së konsumatorit

Respekt dhe pranim i kontributit për secilin

Mirkuptim reciprok dhe punë ekipore
 
  ZANAS AA
Galafarm është kompani prodhuse e cila prodhon produkte kozmetike, dietike dhe OTC. E vendosur në një siperfaqe prodhuese prej 2500 m2 dhe e pajisur me një teknologji moderne për prodhim, në një ambient të pastër për kualitet sa më të mirë të prodhimeve tona. Me përvojen tonë të gjatë në dizajn, zhvilim, prodhim dhe paketim të gjitha llojeve të lëngshme dhe dozave gjysëm të forta farmaceutike, shtesave dietike dhe preparateve kozmetike. Disponojmë me mbi 200 prodhime të cilat mbulojnë një spektër të gjërë nga kategoria e prodhimeve terapeutike si dhe prodhimeve për higjiene personale. Të gjitha proceset prodhuse kontrollohen nga profesionisët me kualifikim të lartë të cilët çdo ditë e venë në zbatim përvojen dhe dijen e tyre Ne kemi krijuar një biznes të orientuar drejt konsumatorit dhe e posedojmë certifikatën ISO 9001: 2008 nga viti i 2003. Kompania është e zhvilluar, e projektuar dhe e pajisur në përputhje me kërkesat e Praktikës së Mirë të Prodhimit.
 
VIZIONI DHE MISIONI
Prodhuesi  njohur të produkteve farmaceutike dhe kozmetike në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.
 
MOTOJA JONË
Të jeni të shendetshëm, të jeni të lumtur
HISTORI
GALAFARM-a është e themeluara në vitin e 1991 dhe që nga ajo kohë ajo shënon një zhvillim të dukshëm. Në vitin e 1991 GALAFARM-a hap një barnatore në Shkup. Kërkesa e rritur për produktet e Galenikës rezultoi me hapjen e një laborator galenik të GALAFARM-ës në vitin e 1993 ku produktet e lëngshme dhe gjysme të ngurta ishin prodhuar në një nivel të lartë. Futja e produkteve të reja në vitin e 1999 rezultoi në rritjen e shitjeve dhe në rritjen e pranisë në tregun e brendshëm. Në vitin e 2002, GALAFARM-a mori pjesë në ceremoninë e Çmimit Ndërkombëtar të Cilësisë në Gjenevë, ku fitoi një certifikatë dhe një yll të artë për cilësi në Gjenevë. Në vitin e 2003 GALAFARM-a e ka marrë certifikatën e cilësisë ISO 9001: 2008, e lëshuar nga organizata për certifikim të cilësisë në Austri. Në të njëjtin vit GALAFARM-a u zgjerua jashtë vendit duke hapur një kompani të re në Serbi. GALAFARM-a filloi me ndërtimin e një objekt të ri prodhues në tre nivelet dhe në një sipërfaqe nga 2500 metra katrorë. Kompania është e ndërtuar, e projektuar dhe e pajisur në përputhje me kërkesat e Praktikës së Mirë të Prodhimit.. Në janar 2007, GALAFARM-a e ka marrë një certifikatë të miratimit të prodhimit, e lëshuar nga agjencia rregullatore e Maqedonisë për prodhim të produkteve farmaceutike dhe kozmetike në përputhje me parimet e Praktikës së Mirë të Prodhimit.
 
  D 
ISTORIJA
HULUMTIMI DHE ZHVILLIMI 
GALAFARM-a krijon një strukturë inovative të zhvillimit që e promovon krijimtarinë dhe zhvillimin e produkteve të reja. Zhvillohen formulimet e reja dhe produktet ekzistuese janë vazhdimisht të përmirësuara. Ekipi ynë është gjithmonë në kërkim të ideve të reja, të përbërësve dhe paketimeve të reja në mënyrë që ta plotësojmë nevojën e klientëve dhe konsumatorëve. Inovacioni është shumë i rëndësishëm për t'i kënaqur nevojat e konsumatorëve të cilët në vazhdimësi kanë ekspektime të rritur dhe në të njëjtën kohë që të mbetemi konkurrues në treg. Laboratori për zhvillim është i projektuar dhe i pajisur sipas standardeve ekzistuese të praktikës së mirë të prodhimit dhe praktikës së mirë laboratorike.
 
    
ISTRAZUVANJEIRAZVOJ
PRODHIMI
Dhomat e bardha prodhuese të GALAFARM-ës janë me klasën 100 000 grimca për m3, që i bën ato ideal për prodhimin e produkteve farmaceutike dhe kozmetike. Filtrimi i ajrit bëhet me kondicionerëve të ajrit me filtrat terminale High Efficiency Particulate Air (HEPA). Ajri është i filtruar nëpërmjet këtyre filtrave tepër efikas jo vetëm para se të hyjnë në dhomë të bardhë, por edhe kur del në mjedisin e jashtëm, duke provuar angazhimin e GALAFARM-ës për mbrojtjen e mjedisit. Operacionet e prodhimit janë të kryera në dhomat e pastra me rregullim automatik të temperaturës, presionit dhe lagështisë së kontrolluar. Procesi i prodhimit është i kryer nën mbikëqyrjen e stafit të kualifikuar dhe të trajnuar i udhëhequr nga një specialist i teknologjisë farmaceutike. Kompania është e projektuar, e ndërtuar dhe e pajisur në përputhje me kërkesat e fundit të Praktikës së Mirë të Prodhimit (PMP) dhe është e certifikuar për prodhimin e produkteve farmaceutike dhe kozmetike në vitin e 2007. Ne krijojmë një sistem të biznesit që është i orientuar drejt blerësve dhe e kemi marrë certifikatën ISO 9001: 2008 që nga viti i 2003.
 
GALAFARM-a i prodhon këto lloje të produkteve:

Format e LËNGSHME

Format e GJYSMËTË NGURTA

 
Format e NGURTA dhe paketim të kapsulave
 Solucione  Kremra Pudra
Shurupe  Vajra për plagët  Kapsula
 Suspensione Xhele  
 Vajra Supozitore  
 
  

PROIZVODSTVO1OPCIJA

PROIZVODSTVO2OPCIJA

KONTROLLI I CILËSISË
Në laboratorët të pajisur në mënyrë të moderne, stafi i trajnuar kujdeset për integritetin dhe cilësinë e produkteve tona. Mbajtja e standardeve të larta të cilësisë mund të garantohet vetëm nëse ata janë vazhdimisht të kontrolluar, me instrumentet moderne dhe të avancuara. Stafi i kualifikuar ynë laboratorik është vazhdimisht ne lidhje për t'i përmbushur kërkesat e departamentit të prodhimit, ai vazhdimisht bën kontroll të cilësisë së të gjithëve repromaterialeve hyrëse, të materialeve aktive dhe shoqëruese dhe të materialeve të paketimit të lidhura me parametrat teknologjik dhe kimik, kontrolli i produktit të gatshëm. 
SIGURIMI I CILËSISË
Sigurimi i cilësisë është një nga proceset më të rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjala për shëndetin e njeriut. GALAFARM-a e posedon certifikatën ISO 9001: 2003 që nga viti i 2003, dhe punon në përputhje me kërkesat e fundit të Praktikës së Mirë të Prodhimit (PMP), për besim dhe besnikëri të konsumatorëve është një rezultat të zbatimit të suksesshëm dhe të rregullt të aktiviteteve nga ana e kompanisë. Sigurimi i cilësisë së prodhimit, d.m.th. mënyra e punës është diçka për të cilën ne përpiqemi vazhdimisht, dhe ekipi në krye të menaxhimit të cilësisë, e kryen me sukses punën e vet, me monitorimin e vazhdueshëm dhe përcaktimin e performancës së përgjithshme, në krahasim me standardet e cilësisë.
GALAFARM-a i zbaton plotësisht politikat e mëposhtme të sigurimit të cilësisë: 
- Planifikimi dhe krijimi i një sistemi të biznesit për të siguruar cilësinë e orientuar drejt konsumatorit, me qëllim që ta rrisin besimin dhe kënaqësinë e tyre 
- Rishikim, orientim dhe përshtatja ndaj tregut, në mënyrë për të arritur një përfaqësim më të lartë në të njëjtin 
- Përmirësim të teknologjisë së prodhimit në mënyrë që të arrihet një nivel më të lartë të mbrojtjes së mjedisit 
- Ofrim të produktit cilësor konsumatorëve të respektuar që vetëm do ta konfirmojë dhe forcojë emrin e kompanisë në fushën e farmacisë dhe kozmetikës  
- Ndërtimi i partneritetit të afatgjatë dhe të ndershëm me kompanitë e tjera në fushën e industrisë farmaceutike dhe kozmetike, që do të kontribuojnë në shpërndarjen e lëndëve të para dhe produkteve me përbërje cilësore
 
Identifikimi dhe Eliminimi i të gjitha mangësivë që në cilëndo mënyrë mund të çojnë deri në humbjen e tregut dhe të konsumatorëve, zvogëlimin e qarkullimit, dhe shumë ndikime të tjera negative për GALAFARM.
 
Të gjitha aktivitetet e GALAFARM-ës kryhen me punën në grup, dhe të punësuarit janë të autorizuar që ta marrin përgjegjësinë brenda kompetencave të tyre.
 
  

 
KONTROLAOSIGURUVANJENAKVALITET

MARKETING DHE SHITJE
Ne prodhojmë produktet cilësore që konsumatorët i besojnë dhe i preferojnë!
Qëllimi i GALAFARM-ës është besimi dhe kënaqësia e konsumatorit, nëpërmjet arritjes së komunikimit dhe monitorim të nevojave dhe të kërkesave të tyre. Aktivitetet e departamentit të marketingut janë të përqendruara si në vijim:
- Përshtatshmëria e shpejt ndaj ndryshimeve të tregut
- Përmirësimi i disponueshmërisë së produkteve
- Monitorimi i kërkesave të konsumatorëve dhe të trendëve në fushën e marketingut
- Promovim aktiv të brendit të kompanisë dhe produktet tona, kështu që blerësit mund të bëjnë zgjedhjen e vet. Aktivitetet e marketingut të fokusuara në klientët në Maqedoni janë: promovimi i produkteve përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me klientët dhe konsumatorët, lloje të ndryshme të promovimit të shitjes, propagandën ekonomike dhe aktivitetet e tjera promovuese.
 
PËRFAQËSIMI NË TREGUN E MAQEDONISË
Produktet e GALAFARM-ës janë të përfaqësuara gjerësisht në tërë vendin. Blerësit e produkteve tona janë farmacitë që kontribuojnë deri në 70% të shitjes totale (me programin e përgjithshëm të prodhimit) dhe supermarketet që kontribuojnë deri në 30% të shitjes totale (me produktet kozmetike). Me një investim më i madh në aktivitetet e marketingut dhe me futjen e produkteve të reja në treg, GALAFARM-a ka potencial për ta zgjeruar tregun për shkak se ajo ka çmime më të ulëta se produktet e huaja dhe cilësi të madhe të produkteve.
PËRFAQËSIMI NË TREGUN E SERBISË
GALAFARM Beograd është importuesi dhe distributor ekskluziv i produkteve të GALAFARM-ës në tregun serb që nga viti i 2004. Produktet tona janë të shpërndara në tregun serb dhe janë të përfaqësuara përmes aktiviteteve të ndryshme të marketingut.
TREGJET E REJA
Maqedonia është e vendosur në qendër të Evropës dhe pozita e saj e bën atë një qendër ideal transitor dhe shpërndarës për tregun evropian. Afërsia gjeografike e këtyre tregjeve lejon kosto të ulët të shpërndarjes dhe dorëzim me kohë nga Maqedonia. GALAFARM-a i eksporton produktet e saj në vendet e mëposhtme: Bullgari, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë. Për këto vende GALAFARM-a ka përfaqësues ekskluzive të cilët i shpërndajnë produktet në treg.
 
 
  MARKETINGPRODAZBACOVECKI RESURSI
BURIMET NJERËZORE
Përkushtimi i stafit
GALAFARM-a siguron një mjedis të sigurt pune, i inkurajon punonjësit për të arritur potencialin e tyre dhe për të marrë përgjegjësi për punën e tyre. Ne jemi të angazhuar për përmirësim, shpërblim dhe mbajtje të talenteve. Gjithmonë do të ekziston një varg të mallrave në dispozicion të punonjësve në mënyrë që t'i plotësojnë kërkesat dhe përmirësimet e tyre në kuadër të ekspertizës së tyre.
- Kultura dhe vlerat
I japim rëndësi jo vetëm asaj që ne kemi arritur, por po ashtu zbatimit dhe ndërtimit në fazat e prodhimit. Integriteti dhe transparenca janë në thelbin e vendimeve tona dhe ata janë të përfshira në vendimet e mëvonshme. 
 
 
Mjedisi i punës së GALAFARM-ës karakterizohet me vlerat e mëposhtme:
- Inovacioni dhe kreativiteti
- Fokusimi ndaj konsumatorëve
- Transparenca
- Integriteti
- Puna në grup
- Shpërndarja e përvojës dhe të njohurive
APLIKIM
Ju lutemi të aplikoni online duke dërguar CV tuaj në adresën e mëposhtme e-mail : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
MUNDËSITË E BIZNESIT
Prodhimi sipas kontratës
Partneri juaj kompetent për format e dozimit të lëngshme dhe gjysmë të ngurta dhe paketimi blister
Nëse presni që produkti juaj të jetë i prodhuar me kujdes dhe profesionalizëm, ne ofrojmë prodhim sipas kontratës që do t'i përmbushur kërkesat tuaja. Në këtë mënyrë klientët tanë mund ta përqendrojnë vëmendjen dhe fondet e tyre në marketingun dhe shitjen e produkteve të tyre. Ju do ta shmangni investimin më të madh që është i nevojshëm për ta filluar procesin e prodhimit. Komunikimi efektiv është faktori më i rëndësishëm në ndërtimin e një marrëdhënie të suksesshme me klientët tanë. GALAFARM-a obligohet për të prodhuar produktet tuaja me zgjidhjet më të avancuara dhe vëmendje të jashtëzakonshme deri në detaje.Departamenti ynë i prodhimit i ofron mundësitë e mëposhtme:
Prodhimi dhe paketimi komplet të solucioneve, shurupeve, suspensioneve, vajrave, kremrave, vajrave për plagët, xheleve, supozitoreve, dhe pudrave.
Hapësira tërësisht të siguruara dhe të mbrojtura nga shpërthime për prodhim të produkteve në bazë të alkoolit.
 
  PAKUVANJEPODOGOVORBIZNISMOZNOSTI
PAKETIM SIPAS KONTRATËS
Ekspertiza që është e nevojshme-shërbimi që ju meritoni
Klientët dhe konsumatorët kanë të drejtë të presin që produktet të prodhuara me kujdes të jenë te paketuar me të njëjtin kujdes. GALAFARM-a ofron shërbim me cilësi të lartë për paketim primar dhe sekondar të produkteve të gatshme për shitje me pakicë. Ne ofrojmë paketim blister (kapaciteti i paketimi blister prej 75 cikle/min) zgjidhje që ia shton vlerën produktit dhe biznesit tuaj.
 
 
FILIALET
Me kompanitë e ngjashme do të arrijmë një sukses të garantuar
Ne praktikojmë një qasje fleksibile ndaj klientëvë tanë dhe krijojmë një mjedis të shëndetshëm për një bashkëpunim të suksesshëm dhe afatgjatë. Kompania jonë është e fokusuar në tregjet e huaja dhe në këtë moment ajo eksporton produkte në shumë vendet fqinje dhe ato të largëta. Në vitin e 2003 GALAFARM-a u zgjerua përtej kufijve të Maqedonisë me hapjen e një kompani të re me depon e vet në shtetin fqinj, në Serbi. Sot GALAFARM DOO Beograd është një kompani e suksesshme me shumë punësuarit. GALAFARM-a është e gatshme për partneritete dhe mundësi të reja për produktet tona në tregjet e huaja. Maqedonia është e vendosur në qendër të Evropës dhe pozita e saj e bën atë një qendër ideal transitor dhe shpërndarës të produkteve për tregun evropian. Afërsia gjeografike e këtyre tregjeve lejon kosto të ulët të shpërndarjes dhe dorëzim me kohë nga Maqedonia. GALAFARM-a i eksporton produktet e saj në vendet e mëposhtme: Bullgari, Shqipëri, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovina dhe Kosovë. Për këto vende GALAFARM-a ka përfaqësues ekskluzive të cilët i shpërndajnë produktet në treg.
  PRETSTAVNISTVABIZNISMOZNOSTI

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Find the last offers by SkyBet at www.bettingy.com BettingY.com Bonuses


Веб дизајн | Веб Хостинг | www.elco.eu.mk Elco Macedonia